Prindërit e të arrestuarit Fatjon Xhyliu, i dyshuar si një nga organizatorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, nuk mund ta besojnë se djali i tyre është i implikuar në këtë krim.
Kujtim dhe Lumturi Xhyliu teksa flasin për “Panorama” shpresojnë se ai e ka pranuar grabitjen ndikuar nga presioni dhe shtrëngimi që i ka bërë Policia.
Babai i tij i bën apel të birit të pranojë të vërtetën, nëse ka gisht në këtë ngjarje. Por ai e ka të pamundur ta mendojë se pas këtij krimi të bujshëm, të cilin e ka ndjekur nga mediat, është djali i tij.
Në një intervistë për “Panoramën”, Kujtim Xhyliu shprehet se i biri i akuzuar për 3.2 milionë dollarë e mbante familjen e tij me punë sezonale në Greqi.
Z.Kujtim, ju tani e keni mësuar lajmin e arrestimit të djalit tuaj, Fatjonit. Çfarë komenti apo qëndrimi keni pasi akuzohet për grabitje të rreth 3.2 milionë dollarëve?
Unë kisha disa ditë që po e vuaja këtë gjendje, ndryshe nga të gjithë të tjerët në familje. Më thirrën në Policinë e Tiranës e më thanë të jap shpjegime deri në detaje. Për arrestimin e djalit nuk kam çfarë të them, përveç se ai nuk mund të përfshihej në këto grupe grabitjesh. Nuk është se nuk e prisja që do ta shoqëronin, se po shihja që na bënin trysni të tilla, hiq njërin merr tjetrin djalë, pyeti me radhë dhe e dija që do ta merrnin në pyetje, por jo që do ta arrestonin.
Për çfarë jeni pyetur ju dhe çfarë dini konkretisht mbi këtë grabitje?
Unë mbi grabitjen di aq sa kanë dhënë mediat, sepse jam fanatik i tyre dhe i ndjek me kujdes, hap pas hapi. Ajo që di me siguri është që mua më pyetën deri në detaje. Me ç’të drejtë e bënë, unë nuk e di. Donin të dinin mbi jetën tonë, dhe unë ua dhashë të gjitha hollësitë, sepse nuk kam çfarë të fsheh prej tyre. Ata le të vijnë e ta shohin se si e siguroj unë jetesën këtu në fshat. Ajo që më bën përshtypje më shumë është që me çdo kusht duan të gjejnë një fajtor. Mirë bëjnë, por jo te njerëzit e ndershëm, shkruan Panorama.
Diçka më shumë, ku konsiston kjo përgjigje juaja…?
Po ja, unë nuk dua të mbroj vetëm djalin tim. Pra, jam me djalin, por jam edhe me ligjin. E duam shtetin ligjor dhe nuk i ndërhyjmë drejtësisë në punët e saj, ama duam që të sigurojë fakte, të gjejë të dhëna të besueshme që e çojnë te burimi i vjedhjes. E në këtë rast ne jemi të ndershëm. Le ta dënojnë djalin sipas rregullave e ligjeve të shtetit, nëse kanë fakte. Ama të më marrim mua fëmijët e të m’i terrorizojnë e t’i shtrëngojnë të thonë ato që s’janë, jo. Këtë unë nuk do ta pranoja kurrë. Prandaj, edhe një herë dua ta them se jam në merak. Duhet të gjejnë prova që ta dënojnë dikë, jo me thashetheme, se fjalët e llafet e njerëzve janë për në rrugë e shteti është shtet, shkruan Panorama.
Ju po thoni që Fatjoni është arrestuar se i kanë ngritur ndonjë kurth?
Jo, nuk them se i kanë ngritur kurth. Them se kur futesh atje brenda, thua gjëra që nuk janë të vërteta, dhe kjo të bën me faj tërë jetën. Prandaj ata të ma trajtojnë djalin mirë e të mos e shtrëngojnë, por ta lënë të japë përgjigje ashtu siç i di gjërat, ashtu siç kanë ndodhur. Të tregojë se ku ka qenë, me kë lidhej, ku shkonte, kë njihte. Kështu jam dakord.
Fatjoni atë ditë ka qenë në punë? Në një grabitje tjetër të ndodhur thuhet se ai kishte marrë leje. Mund të jetë rastësi kjo, sipas jush?
Djali ka qenë në punë, por nuk ka qenë shoqërues i parave. Ka qenë roje te hyrja në bankë. Nuk ka pasur dijeni se çfarë bëhej e kush merrej me këtë punë. Prandaj ju them që diku tjetër fle lepuri dhe ia ngjisin djalit. Ai është edhe njeri që nuk prish qejf e merr përsipër halle e gabime edhe të të tjerëve. Kështu ka qenë që i vogël. Kjo mua si baba më lë të kuptoj se ai është shpirtmadh e nuk përfshihet vetë në këto ngjarje, ama diçka fshihet këtu.
Po mendoni se ai e pranoi krimin për të mbuluar shokët?
Hetimi le ta zbardhë këtë çështje. Ne i kemi sytë nga shteti. Nuk dimë më shumë që të themi më shumë. Ajo që dimë është se djalin e kemi pasur këtu para pesë ditësh, qëndroi dy ditë se na ndodhi edhe halli i vjehrrës. Nuk na tha gjë, por as e pamë të kishte ndonjë gjë që nuk shkonte.
Dukej i qetë djali, nuk dukej i shqetësuar?
Fare i qetë. Si gjithmonë. Madje, na ishin prishur këto pompat e ujit e u mor me to. I rregulloi bashkë me të vëllanë. Llafoseshin këtu për shumë halle e probleme që ka shtëpia e nuk na la asnjë gjurmë që të dyshonim se me të diçka nuk shkonte. Nëse do kishte bërë një gjë të tillë, ne do ta kishim vënë re se ai sapo shqetësohet për një gjë, duket edhe në pamje.
Veç jush, a janë pyetur anëtarë të tjerë të familjes nga policia?
Jo vetëm që është pyetur, por i kanë vajtur 20 policë djalit te serat ku punonte dhe e kanë marrë me rrëmujë të madhe, sikur kishin kapur një kriminel.
Çfarë sjelljeje ishte kjo?
Ne nuk dinim gjë, kur na thanë njerëz nga fshati që Armandos i kishin vajtur te serat një grup i madh efektivash dhe nuk e kishin lënë djalin as të lëvizë, të lajë duart e të rregullojë gjërat e tij. Ai nuk dinte asgjë. Nuk ka ditur pse po e merrnin, se edhe unë nuk kisha thënë në shtëpi asgjë për shkak se nuk doja ta mërzisja edhe atë. Pasi e pyetën, e lanë të lirë djalin… Po, po, këtë të lirë e lanë, por ama e terrorizuan një herë e pastaj e lanë, duke i thënë se do ta thërrasin po qe nevoja, shkruan Panorama.
Po çfarë lidhjeje kemi ne sa vjedhje mund të bëhen në ditë?
Atje nuk punonte vetëm djali im. Punojnë shumë të tjerë. Pse nuk hetojnë të gjithë ata që janë atje, po gjejnë njerëzit pa krahë e që ushqehen për bukën e gojës.
Cilat ishin të ardhurat e djalit juaj? Ai ka një djalë dhe gruan, si e përballonte jetesën në Tiranë?
Djali ka mbarur të mesmen dhe punonte si polic privat. Në muajin tetor ai u shkëput, meqë ishte koha e rrushit dhe shkoi në Greqi se e kishte punën gati. Atje punoi për tre muaj se pasaporta aq e lejonte. Punoi në kantinë vere dhe u kthye për Vit të Ri. Me ato para që mori andej mbante shtëpinë, ruante edhe shpenzimet e djalit, por në të njëjtën kohë, edhe nusja e tij ka një sallon bukurie në Tiranë ku punon dhe nxjerr fitime normale.
Sa para solli nga Greqia djali kur erdhi dhe sa para kishte në shtëpi kur i është bërë kontroll nga policia?
Për këtë vetëm nëse të gënjej. Nuk e pyesja, sepse dukej sikur unë po i kërkoja ndihmë. Nuk di ç’të të them për këtë. Jam i pasaktë. Ai, çfarë fitonte i mbante bashkë me të shoqen e me atë fliste e bisedonte sa kishin e për çfarë i investonin. Nga unë ai djalë është i ndarë, pra nuk është një trung familjar me mua. Të gjitha fitimet e shpenzimet i kishte më vetë. Edhe ju këtu në fshat paskeni ndërtuar shtëpi të madhe, të re dhe që qenka ende në punime… Shtëpinë, kemi gati pesë vjet që hedhim nga pak e nga pak lekë. Këto janë shtëpitë e djalit të dytë, të Armandos. Ai jeton me ne. Ai ka punuar në Greqi dhe siç ka mundur i ka hedhur këtu. Kjo është një shtëpi e ngritur mbi shtëpinë tonë të vjetër që kishim. Meqë shtëpia e parë ishte e rrënuar, vendosëm me djalin të bënim një restaurim të saj ose ta ndërtonim nga e para. Siç e shikoni nuk ka asnjë investim që e bën shtëpi moderne. Është e madhe, por shikojeni se çfarë kushtesh ka. Akoma e pambaruar sepse ne, siç na vjen fitimi, ashtu i hedhim, shkruan Panorama.
Me se jetoni ju këtu në fshat? Keni pensione?
Në fakt, pension marr vetëm unë, 150 mijë lekë të vjetër. Gruaja akoma nuk ka dalë në pension. Këtë vit del. Ajo merret me rritjen e gjelave të detit. Çdo vit shesim nga 40 apo 50 të tillë e ato lekë, siç i marrim një dorë, bëjmë ndonjë gjë. Herën e fundit bëmë sheshin e shkallës këtum, shkruan Panorama. Plus, çfarë merrte djali në Greqi që ishin më shumë se këto qindarkat tona. Po nuk jetojmë mirë, ama jetojmë me djersën e ballit e s’ia kemi shtrirë dorën njeriu. Këtu më njohin për familje të ndershme. S’di pse na kanë bërë që të na vijë trup nga fshati.
Çfarë kërkoni nga drejtësia dhe çfarë do t’i thoshit djalit, nëse është fajtor?
Nga drejtësia dua drejtësi. Të hetohet, të gjenden fakte e dëshmi bindëse, të çohen në laboratorë e të shihen telefonat e le të dalin në përfundim. Mos të merren me fjalë goje, se ashtu marrin më qafë të pafajshëm e mbulojnë të tjerë që bëjnë fajet. Nga djali im nuk kërkoj asgjë tani e nuk di nëse ai më lexon, por dua t’i them që ne do të jemi në krah të tij e nuk e braktisim. Nëse ka gjë për të thënë, le ta thotë dhe të tregojë të vërtetën e vetëm të vërtetën. Vetëm ajo do ta nxjerrë në dritë. Po e pati bërë, le të pranojë dënimin./Panorama
/////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
GOOGLE TRANSLATE:
/////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
Parents arrested Fatjon Xhyliu, suspected as one of the organizers of the $ 3.2 million robbery in Rinas way, they could not believe that their son is implicated in this crime.
Xhyliu memory and happiness while talking about "Panorama" hope it has received pressure from robbery and coercion that made police.
His father's son appeals to accept the truth, has a hand in that event. But it is impossible to think that after this sensational crime, which was followed by the media, is his son.
In an interview for "Landscape", Kujtim Xhyliu says son accused of carrying 3.2 million dollars of his family with seasonal work in Greece.
Mr. Kujtim, you now have learned the news of the arrest of your son, Fatjon. What comment or residence have since accused for stealing 3.2 million dollars?
I had some days that are suffering this condition, unlike everyone else in the family. Police called me in Tirana told me to give explanations in detail. To arrest the boy did not have what to say, except that he can not be involved in these robberies groups. It's not that I did not expect that will accompany him, that if we do see such pressure, subtract one other guy gets asked on and I knew that would be examined, but not that they would be arrested.
Asked what are you and what do you know specifically about this robbery?
I know as much about the robbery have given the media because of their fanatic and I follow carefully, step by step. What we know for sure is that I was asked to detail. By what right did, I do not know. They wanted to know about our life, and I gave them all the details, because I have nothing to hide from them. Let them come and see how I assure living here in the village. What strikes me most is that at all costs want to find a culprit. Well they do, but not the upright, writes Panorama.
Something more, what's it ... your response?
Well, I just want to protect my son. Well, I'm with my son, but I am also with the law. We want the rule of law and justice do not interfere in its affairs, however want to provide facts to make reliable data source that led to the theft. And in this case we are honest. Let us condemn child under the rules of the laws of the state, if they have evidence. Ama me take me to my children and to terrorize those who drive them to say, they are not. That I will not ever accept. Therefore, once again I want to say that I am concerned. Must find evidence to condemn someone, not by hearsay, that words are empty talk for the people of the state is a state road, writes Panorama.
You are saying that Fatjoni is arrested to have to pull a prank?
No, I do not say that are lying in wait. I guess when you enter into it, you say things that are not true, and it makes the wrong life. Therefore they treat me good boy not to shake, but leave the answer as it knows things as they happened. It shows where he was, with related out where he went, whom he knew. So I disagree.
Fatjoni that day has been in business? In one other robbery occurred said he had received permission. It may be no coincidence that, according to you?
The boy has been in business, but no money has been accompanying. There was a guard at the entrance to the bank. He had no knowledge of what was and who was engaged in this work. Therefore I say unto you sleep elsewhere rabbit and his son climb. He is also accommodating man takes the trouble of the mistakes of others. So it was that small. This leaves me as the father figure that he is magnanimous of no part in these events, however something hidden here.
If you think that he confessed to the crime to cover your friends?
Investigation let them clarify the matter. We have the eyes of the state. We know not much more to say. What we do know is that the boy we had here the first five days, spent two days that we happened to trouble the laws. Do not say anything to us, but as we saw had anything that was wrong.
It seemed quiet boy, did not seem worried?
Fare quiet. As always. In fact, they were spoiled these water pumps and dealt with them. I arranged with his brother. Llafoseshin here for more trouble and problems that has left us no house no trace that it suspected that something was wrong. If it had done so, we would have noticed that he just cares about one thing, it seems in sight.
Except you, they are asking other family members by the police?
Not only it is asking, but have gone 20 policemen son greenhouses where he worked and received with great tumult, if they catch a criminal.
What behavior was that?
We did not know when they told us that Armando people from the village went to the greenhouses of a large group of effective and did not leave the boy even move, wash hands and arrange his things. He knew nothing. There is no knowing why you are taking, that I have not
No comments:
Post a Comment