Saturday, February 18, 2017

4 mijë protestues nisen nga Shkodra, dhe mijëra të tjerë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë



Dhjetra autobusë janë nisur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë për të sjellë në Tiranë mbështetës të opozitës të cilët do të protestojnë sot para kryeministrisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.


 Protesta pritet të fillojë në orën 12:00, por do të jenë qytetarët që do të vendosin përfundimin e saj, tha një ditë më parë, kryetari i opozitës Lulzim Basha. Ndërkohë policia ka dhënë leje vetëm për 4 orë, 0ra 12:00- 16:00. Vlora, Lushnja, Durrësi i kanë nisur tashmë protestuesit e tyre drejt Tiranës. 1500 protestues janë nisur nga Lushnja dhe Kukesi, gjithashtu 1500 të tjerë janë duke udhëtuar nga Durrësi drejt Tiranës ku do të zhvillohet sot protesta e madhe e opozitës. Kreu i PD-së Vlorë, Nazeraj, njoftoi për një numër prej 1500 protestuesit që janë vënë në rrugë ndërkohë. Ndërkohë, mësohet se nga Lezha janë nisur 2500 protestues kurse nga Shkodra, 4 mijë protestues, duke shënuar kështu ky qytet numrin më të madh të të deklaruarve deri tani./Shqiperiaime.al




...........................................
GOOGLE TRANSLATE
...........................................

Dozens of buses were launched from different cities of Albania in Tirana to bring opposition supporters who will protest today in front of the prime minister elections free and fair.
The protest is expected to start at 12:00, but it will be the citizens who will decide its conclusion, said a few days ago, the opposition leader Lulzim Basha. Meanwhile police have given permission only for 4 hours, 0RA 12: 00- 16:00.
Vlora, Medway, Durres have already launched their protesters to Tirana. 1500 protesters marched from Medway and Kukes, 1,500 others are also traveling from Durres to Tirana which will take place today major opposition protests.
DP head of Vlora, Nazeraj, reported a total of 1,500 protesters who were put on the street while.
Reports that have been launched in 2500 by protesters Lezha and Shkodra, 4 thousand protesters, marking the city's largest number of declarants to tani./Shqiperiaime.al

No comments:

Post a Comment